Amnistia për krimet e luftës do ta zhbënte Gjykatën Speciale

E publikuar: 18/06/2019 07:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kohën kur Kosova ka ndërmarrë nismën për krijimin e një tribunali për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë, Presidenca nuk ka treguar nëse e konsiderojnë ende përfshirjen e amnistisë për kohën e luftës në kuadër të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Kur gazeta pati shkruar para një viti se është duke u diskutuar edhe amnistia për kohën e luftës, Zyra e presidentit nuk e pati përjashtuar këtë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Së paku dy shtete nga grupi i QUINT-it kishin shprehur kundërshtimin e tyre për një ide të tillë. Përveç presidencës, një përgjigje për këtë çështje nuk e ka dhënë as Zyra e kryeministrit Haradinaj.

Por analisti Krenar Shala thotë se, për shkak të tendencave qëllimkëqija, edhe kjo nismë sikurse ajo për ndryshimin e kufijve mund të dështojë.