AKI-ja sheh tendenca të destabilizimit në vend

E publikuar: 27/03/2019 19:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për dy orë ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, “kryespiuni” Shpend Maxhuni.

Raportimi i tij është bërë prapa dyerve të mbyllura, por që, sipas kreut të këtij komisioni, Faton Topalli, ai i ka njoftuar ata që ekzistojnë tendenca për destabilizim të sigurisë së Kosovës.

Ai ka thënë se këto tendenca vijnë nga ana e diplomacisë serbe.

Në lidhje me këtë rast, sipas Topallit, kreu i AKI-së ka thënë t’i ketë njoftuar edhe krerët e shtetit.

Topalli ka theksuar se Maxhuni u ka folur atyre edhe për rastin e dëbimit tw shtetasve turq por që nuk ka pranuar se AKI-ja e ka shkelur ligjin në këtë rast.

Topalli, megjithatë tha se nga raportimi është konkluduar se gjendja aktuale e sigurisë në vend është stabile.