Hahni thotë se BE-ja mbështet marrëveshjen midis Kosovës e Serbisë që nuk shkakton precedent

E publikuar: 22/10/2018 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisari europian për Zgjerim, Johannes Hahn, i tha gazetës serbe “Novosti” se BE-ja mbështet plotësisht dialogun midis Beogradit e Prishtinës, ndërsa si marrëveshje përfundimtare konsideron një zgjidhje të zbatueshme, të qëndrueshme dhe reale në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe rrjedhat juridike në BE, transmeton Koha.net.

BE nuk spekulon rreth elementeve të mundshme të marrëveshjes përfundimtare juridikisht të detyrueshme.

“Cilado marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e ndërtuar me masë, që të mos shkaktojë precedent dhe të kontribuojë për stabilitetin rajonal dhe rrugën e rajonit në BE”, ka thënë Hahn, transmeton Koha.net.