31 shtete pjesëmarrëse në konkursin e fotografisë në Preshevë

E publikuar: 20/11/2017 16:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë artistike” PreFoto”,po mbahet për të shtatën herë në Preshevë.
Hapja e ekspozitës se fotografive që marrin pjesë në konkurs do të bëhet më 25Nëntor, me fillim prej orës 19:00 në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë. Ku do të bëhet ekspozimi i 70 fotografive.

Në këtë ekspozitë kanë aplikuar rreth 400 fotograf nga rajoni dhe bota. Komisioni do të përzgjedhë tri fotografitë më të mira, që do të vlerësohen nga ekspert shqiptarë e të huaj, ku fituesit do të shpërblehen me çmime.

Pjesa tjetër artistike e këtij konkursi është realizimi i fotografive në qytetin e Preshevës, në mënyrë që të mësojmë se si të huajt e shohin Preshevën!

Drejtori i Organizimit të Fotogrfisë, Edon Agushi kathënë: “Ky qytet me traditë po mbledh artistët dhe fotografët më të mirë, me qëllimin që të gjithë ta shohin dhe promovojnë Preshevën, si vendin e kulturës dhe pikëtakimin e artistëve. Poashtu, me bashkëpunime dëshirojmë të arrijmë që të rrisim kualitetin për fotografi më të mira.”

Artisti i shquar nga Dibra, AfrimSpahiu, në rrjetin social Facebook, këtë ngjarje e cilëson si: “ ngjarje e reflektimit kulturor me dimension ndërkombëtar.”

Koordinatori i këtij organizimi, Bardh Agushi tha;” artistët e rinj, fotografët e rinj do të kenë mundësinë e promovimit të ideve artistike në Preshevë, qytetin e bukur shqiptar.Ata poashtu, do të jenë urë-lidhëse e të rinjëve tanë për bashkëpunime të mëtutjeshme.”

Në mesin e 400 aplikuesve ky konkurs arrin që t’i bëjë konkurues mes veti shtetet si; Shqipëria, Kosova, Sërbia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Italia, Franca, Gjermania, Brazili, Rumania, Turqia, Shri Lanka, Maroko, Burma, India, Malajzia, Polonia, Anglia, Belgjika, Arabia Saudite dhe shtetet e tjera.

Ky konkurs për herë të parë mbështetet nga Ministria e Kulturës se Shqipërise.

Përkrahës dhe ndihmues të këtij organizimi janë dhe: Ministria e Kulturës së Kosovës, Komuna e Bujanocit, Komuna e Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe biznese të tjera private në rajon!