243 gjoba për ndotësit gjatë muajve maj – qershor

06.07.2019 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
243 gjoba për ndotësit gjatë muajve maj – qershor

“Let’s Do It” ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor dhe qendror dhe shqiptimin e gjobave për ndotësit. Bazuar në të dhënat e monitorimit rezulton se gjatë muajit maj dhe qershor janë shqiptuar gjithsej 243 gjoba mandatore.

Bazuar në të dhënat që “’Let’s Do It” ka marrë nga komunat dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, rezulton se më shumë gjoba janë shqiptuar gjatë muajit maj – 152 gjithsej – sesa gjatë muajit qershor, 91 gjithsej.

Lloji më i shpeshtë i gjobave të shqiptuara gjatë këtyre muajve ishte shpërndarja e fletushkave në hapësirat e ndaluara si dhe hedhja e mbeturinave në vende joadekuate.

Komunat me më së shumti gjoba të shqiptuara për muajin maj janë: Komuna e Ferizajt me 36 gjoba, Komuna e Mitrovicës me 24 gjoba, Komuna e Prishtinës me 17 gjoba po aq sa ka edhe Komuna e Pejës. Gjatë këtij muaji, gjashtë gjoba i ka shqiptuar Komuna e Suharekës, pasuar nga komunat, si: Malishevë e Vushtrri me nga pesë gjoba të shqiptuara. Po aq ka shqiptuar edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë këtij muaji. Në Junik, Prizren dhe Kamenicë janë shqiptuar nga katër gjoba, ndërsa tri gjoba janë shqiptuar në komunat si Klinë, Deçan dhe Gjakovë. Nga dy gjoba kanë shqiptuar komunat, si: Skenderaj, Hani i Elezit, Rahovec, Shtime, Lipjan dhe Drenas. Nga një gjobë kanë shqiptuar Gjilan dhe Obiliq, derisa me zero gjoba për muajin maj janë komunat si Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik dhe Istog.

Më pak gjoba janë shqiptuar nga inspektorët mjedisor gjatë muajit qershor.

Sipas të dhënave të monitorimit nga ekipi i “Let’s Do It Kosova” rezulton se në këtë muaj, komuna me më së shumti gjoba të shqiptuara është sërish Ferizaj me 40 gjoba të shqiptuara, pasuar nga Komuna e Prishtinës me 12 gjoba të shqiptuara. Komuna e tretë me më së shumti gjoba të shqiptuara gjatë qershorit është Peja me gjithsej shtatë. Pesë gjoba ka shqiptuar MMPH, ndërsa nga katër gjoba janë shqiptuar në komunat si Kamenica dhe Klina. Nga tri gjoba janë shqiptuar në komunat: Hani i Elezit, Deçan dhe Malishevë. Në Skenderaj, Rahovec dhe Drenas janë shqiptuar vetëm nga dy gjoba. Vetëm një gjobëështë shqiptuar në komunat si Vushtrri, Gjilan, Shtime dhe Lipjan. Ndërsa, me zero gjoba për ndotësit për muajin qershor janë komunat si Fushë Kosova, Obiliq, Podujevë, Mitrovicë, Viti, Kaçanik, Prizren, Gjakovë, Istog, Junik dhe Suharekë.

Në muajin maj të këtij viti, “Let’s Do It Kosova” së bashkë me akterët përgjegjës për fushën e mjedisit ka mbajtur një tryezë në të cilën është diskutuar për politikat mjedisore dhe sfidat në zbatimin e tyre. Në atë tryezë u prezantua edhe raporti gjashtë mujorit të parë tëmonitorimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore. Monitorimi i prezantuar në raport ishte realizuar gjatë periudhës gjashtë mujore, nga nëntori i vitit 2018 deri në muajin prill të vitit 2019.

Nga monitorimi i gjashtë mujorit të parë rezultonte se gjatë asaj periudhe kohore ishin shqiptuar gjithsej 718 gjoba. Përgjatë atij gjashtë mujori, komunat me më së shumti gjoba të shqiptuara ishin Prishtina (180), Peja (69), Vushtrria (35), Deçan (31), Prizreni (27), Malisheva (26), Gjakova (25), Ferizaj (22), Mitrovica (20). Ndërsa, komunat me më pak gjoba të shqiptuaraishin: Rahoveci (14), Klina (13), Gjilani (12), Juniku (10), Istog (9), Kamenica (9), Suhareka (8), Shtime (8), Obiliqi (7), Skenderaj (7), Drenas (6), Lipjan (6), Podujeva (5), Viti (2). Ndërsa, komunat që nuk kanë shqiptuar asnjë gjobë ishin: Fushë Kosova (0), Kaçanik (0), dhe Hani i Elezit (0).

Udhëzimi Administrativ “Nr. 06/2018-2019” ka për qëllim parandalimin e hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të caktuara, reduktimin dhe eliminimin e ndotjes, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut si dhe mbrojtjen e hapësirave publike dhe private nga ndotja, përmes menaxhimit të mbeturinave. “Let’s Do It” do të vazhdojë monitorimin e këtij Udhëzimiedhe për një periudhë tjetër gjashtë mujore, për të matur progresin e zbatimit të tij dhe rregulloreve mjedisore komunale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


OSHP-ja e mbron operatorin ekonomik që hetohet për falsifikim

OSHP-ja e mbron operatorin ekonomik që hetohet për falsifikim

Rrëfimi i shqiptarit: 11 vagona treni më kaluan mbi trup, sot jetoj pa këmbë e duar

Rrëfimi i shqiptarit: 11 vagona treni më kaluan mbi trup, sot jetoj pa këmbë e duar

Haradinaj: Kurti të zbatojë reciprocitetin por ta mbajë taksën ndaj Serbisë

Haradinaj: Kurti të zbatojë reciprocitetin por ta mbajë taksën ndaj Serbisë

Shkup: Synohet përfshirje më e gjerë e grave në sistemin  e sigurisë

Shkup: Synohet përfshirje më e gjerë e grave në sistemin e sigurisë

Skandaloze: Çmimi i naftës në Kosovë ishte kurdisur nga kompanitë, fitonin deri në 135 për qind

Skandaloze: Çmimi i naftës në Kosovë ishte kurdisur nga kompanitë, fitonin deri në 135 për qind

Po fillon zbatimi i recetës elektronike

Po fillon zbatimi i recetës elektronike

Qeveria shkurton investimet, bëhet gati akti normativ, mungojnë 65 milionë euro

Qeveria shkurton investimet, bëhet gati akti normativ, mungojnë 65 milionë euro

Haradinaj: Kosova i përket botës, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes

Haradinaj: Kosova i përket botës, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes

Tjetër skandal, Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë në librat shkollorë në Shqipëri

Tjetër skandal, Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë në librat shkollorë në Shqipëri

Policia e Kosovës shpall në kërkim dy persona të dyshuar

Policia e Kosovës shpall në kërkim dy persona të dyshuar

Ngërçi me Kushtetuesen, Ilir Meta: Rama ka vetëm një zgjedhje, referendumin

Ngërçi me Kushtetuesen, Ilir Meta: Rama ka vetëm një zgjedhje, referendumin

Albin Kurti: Shpend Maxhuni as nuk është dashur të dekorohet e lëre të kthehet në polici

Albin Kurti: Shpend Maxhuni as nuk është dashur të dekorohet e lëre të kthehet në polici

Franca ratifikon Protokollin e Maqedonisë së Veriut për në NATO

Franca ratifikon Protokollin e Maqedonisë së Veriut për në NATO

Hapet Qendra e 13-të Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Obiliq

Hapet Qendra e 13-të Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Obiliq

Acarimi i raporteve Kosovë-Shqipëri ndër vite

Acarimi i raporteve Kosovë-Shqipëri ndër vite

BQK: Çmimet për sigurimin e veturave nuk janë ndryshuar nga viti 2001

BQK: Çmimet për sigurimin e veturave nuk janë ndryshuar nga viti 2001