Fatmir Limaj: Te prekesh Ramushin do te thotë te prekesh themelet e shtetit të Kosovës (FOTO)

E publikuar: 21/01/2017 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mbështetje të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  sot u mbajt protestë në Prishtinë, protesta filloi nga ora  13:00. Qytetarë të shumë ishin mbledhur sot duke mbajtur në duart e tyre pankarta përmes së cilave shprehin revoltën e tyre ndaj arrestimit të Haradinajt në Bazel të Francës, transmeton infosot.com.

Fatmir Limaj në një fjale rasti u shpreh “Se te prekesh Ramushin do te thotë te prekesh themelet e shtetit te Kosovës. Ai gjithashtu theksoi se duhet ndërprerë bisedimet me Serbin sa me parë dhe paraqitjen  se ne nuk lejojmë të fyhet shteti jonë nga pasardhësit e Millosheviqit. Limaj e filloi fjalimin duke vendosur veten nëe vend të Ramushit dhe duke menduar se cfarë do të thoshte ai në këtë rast, e sipas tij Ramushi do të thoshte: “ Në një rast të tillë Ramushi do të thoshte boll ma e keni tepru dhe më nuk mund te luani me Kosovën” dhe ne ju themi boll ma se e keni tepuar , mos luani me me Kosovën dhe të kaluarën e saj të shenjte. Gjithashtu ai tregoi edhe njëherë nuk e kemi ulur kokën asnjëherë para Serbisë, “Ne nuk e kemi ulur kokën asnjëherë para Serbisë dhe nuk do ta ulim kurrë”.  Kështu u shpreh Limaj derisa qytetar të shumtë të mbledhur thërrisnin UCK, Ramushi është Kosova, duke shprehur mbështetjen e tyre për Haradinajn qe ishte arrestuar ne Francë.

Në protestë ishin të pranishëm zyrtarë të Nismës, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, Bilall Sherifi e Valdete Bajrami, ndërkaq prej AAK-së, pjesëmarrës ishin Pal Lekaj, Ardian Gjini, Time Kadriu…