Walker: Ja pse më nuk flas me Thaçin (Video)

E publikuar: 15/01/2017 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një njeri që e nderojnë shumë kosovarët nuk është se tani ka fort raporte të mira me disa nga politikanët e vendit.

Ish-ambasadori i OSBE’së, William Walker, i cili alarmoi botën për atë që ndodhi në Reçak, të shtunën, gjatë përurimit të shtatores së tij në këtë fshat, u tregua që nuk e ka mik presidentin Hashim Thaçi.

Atë, asnjëherë nuk e përshëndeti. Madje i kishte mbetur hatri edhe për mungesën e Kryeministrit këtu, njofton Klan Kosova.