18-vjeçares i shpërthen iPhone 7, Apple heton

E publikuar: 25/02/2017 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple njoftoi se ka hapur një hetim në lidhje me pretendimet e një 18-vjeçareje amerikane, e cila postoi në rrjetet sociale video dhe foto të telefonit të saj iPhone 7 Plus i shkatërruar nga flakët.

Brianna Olivas, nga Arizona thotë se nuk ishte duke e përdorur pajisjen kur ajo ka marrë flakë. Ka qenë i dashuri i saj që ka dëgjuar teksa po flinin një zhurmë të çuditshme dhe më pas ka parë flakët që vinin nga pajisja.

Ai ka larguar telefonin menjëherë dhe më pas e ka filmuar atë. Filmimi ishte një provë e mjaftueshme që Apple të kompensonte 18-vjeçaren me një telefon dhe kasë të re, ndërkohë që gjiganti teknologjik amerikan shton se ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Në shtator të vitit të kaluar, ishin Note 7 i Samsung rezultoi një dështim total për kompaninë. Qindra raste të shpërthimit të pajisjes u raportuan në një kohë të shkurtër, aq sa detyruan kompaninë koreano-jugore që ta tërheqë përfundimisht atë nga tregu.
/tch/