Këshilltari i Isa Mustafës i thotë ambasadorit Delawie: Rri i shlirë Amerikan, në Kosovë je në shtëpinë tënde!

E publikuar: 21/02/2016 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valon Murtezaj, keshilltar politik i kryeminsitrit Isa Mustafa, i ka shkruar ambasadorit amerikan se mund te rri shlire ne Kosove si ne shtëpinë tënde.

Murtezajka kujtuar miqesine shqiptaro-amerikane dhe keshtu e ka siguruar diplomatin amerikan se miqesia eshte me e forte se sa tendenca e nje grupi te vogel per terheqje nga Kosova.

Ja postimi i Murtezajt ne Fcebook

 

Rri i shlirë Amerikan, në Kosovë je në shtëpinë tënde.

Kur ka ra kushtrimi në Kosovë, kanë qenë Shtetet e Bashkuara ato që e kanë bërë të mundur që ky kushtrim të thirret dhe dëgjohet në gjithë botën.

Kur në Kosovë janë bashkuar qytete, katunet, e bjeshkët me malësorë, ka qenë Amerika ajo që i ka bashkuar vendet e civilizuara të botës për ti dalur në ndihmë popullit të Kosoves, për ta shpëtuar nga shfarosja.

Kur Kosova po zhbëhej, kanë qenë Shtetet e Bashkuara që e kanë bërë Kosovën.

Kur në Kosovë është ndaluar zëri, gjyshërit tanë kanë dëgjuar zërin e Amerikës, apo radio Washingtonin, si e kanë quajtur me dashuri dhe shpresë ata.

Në kohët e zymta të komunizmit, baballarët tanë kanë mbajtur në xhep me trimëri dhe kurajo, fotografitë e heronjve amerikanë.

A ka kush që se din, nënë moj mos ke frikë se ke djemtë në Amerikë. Fjalët e Fan Nolit.

Të gjithë e dinë kushtrimin, ne e fituam luftën, tash ju fitone paqen. Fjalët e Presidentit Clinton.

A ka kush që se din, mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur. Fjalët e Presidentit Bush.

Të gjithe ne besojmë në vizionin tonë madhor, Kosova në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara. Fjalia e thënë mijëra herë, dhe në çdo rast nga Presidenti ynë Ibrahim Rugova.

Të gjithë ne e dijmë se kanë qenë Shtetet e Bashkuara ato që e kanë mbajtur Kosovën në rrugën e saj.

Me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosoves, me çlirimin e saj, me pavarësimin e saj, me njohjen e pavaresisë së saj, si vendi i parë i botës. Edhe sot janë Shtetet e Bashkuara ato që po e ndihmojnë shtetin e ri të Kosovës në ndërtimin e saj, në rritjen dhe lulëzimin e saj.

Kosova edhe mund të këtë problem me Kosovën ndonjëherë.
Kosova edhe mund të sjellet lazdruar me Kosovën, siç bë shpeshherë.

Por, Kosova me Shtetet e Bashkuara ka vetëm sjellje bashkëpunimi dhe komunikimi të shkëlqyer të ndërsjellë, dhe sjellje të pjekur dhe të matur dhe dinjitoze.

Kosova edhe mund të tregohet e pasjellshme dhe e pandjeshme me Kosovën ndonjëherë, por kur janë në pyetje Shtetet e Bashkuara , Kosova është më e ndjeshmja.

Mjafton të këtë nje sjellje sado e vogël që e cenon këtë miqësi, dhe e tërë qenia e Kosovës ngritet në këmbë për ta mbrojtur këtë miqësi. Eshtë sjellje automatike dhe pjesë organike e Kosovës.

Sepse ky popull i Kosovës, ky qytetar dhe qytetare e Kosovës, thellë në qenien e vet, e ndjen fuqishëm ndjenjën amerikane.
Kjo ndjenjë, kjo përkatësi, kjo miqësi dhe kjo marrëdhenie e Kosovës me Shtetet e Bashkuara është më e fuqishmja që mund të jetë.

Kjo sepse, Kosova në esencën e saj është amerikane. Kështu ka qenë gjithmonë, kështu është edhe sot si asnjeherë më parë, kështu do jetë përgjithmonë.

Qytetarit të Kosovës i pëlqen kultura amerikane, gjuha, ngjyrat, flamuri, muzika, filmat, librat, parimet e organizimit shoqëror, tregu i hapur, kultura dinamike dhe inovative. Prandaj lidhja me ameriken është e fortë.

Kosova beson në vlerat amerikane, të ndihmës për të pakrahun, vlerën e mirënjohjes.Prandaj Kosova beson në Zot dhe në Amerikën.

Prandaj, ne e duam amerikën, sepse më shumë se çdo gjë tjetër ndjehemi amerikan, dhe mbajme vlerat amerikane, të lirisë, të drejtësisë, të prosperitetit dhe kërkimit të lumturisë.

Prandaj, Kosova ka shpirt amerikan. Kosova merr frymë Shtete të Bashkuara të Amerikës. Për Kosovën, oksigjeni është amerikan.
Endrra e Kosovës është ëndërra amerikane.

Prandaj, sot dhe gjithmonë, të themi me Besë, ndjehu i lirë Amerikan, në Kosovë je në shtëpinë tënde.

Prandaj flasim me një gjuhë të përbashkuar:

Zoti i Bekoftë United States.
May God Bless Kosovën.

/Botapress/