12 dëshmitarë parashihet të dëgjohen në rastin ndaj Pjetër Shalës

E publikuar: 23/04/2021 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), gjatë konferencës së parë mbi ecurinë e çështjes, në rastin ku ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala, i cili po akuzohet për krime lufte, ka bërë të ditur se parashihet që të dëgjohen 12 dëshmitarë.

“Ne parashikojmë që na kanë mbetur shumë pak hapa hetimore në këtë proces. Ne nuk do të parashikojmë këto hapa ta vonojnë më tej procesin. Ne kemi paraqitur katër dëshmitarë me materialet që mbështesin aktakuzën dhe parashikojmë të paraqesim maksimumin edhe 8 dëshmitarë shtesë. Kjo gjithashtu është pjesë e informacioneve që ju kemi dorëzuar dje me shkrim.”, ka deklaruar përfaqësuesja e ZPS-së.

“Kemi paraqitur një zbërthim të asaj se çfarë përmbajnë materialet mbështetëse në thelb, më së shumti këto janë deklaratat e dëshmitarëve, disa dokumente të tjera që përfshijnë raporte, urdhra dhe materiale të tjera. Presim se materialet të tjera që do të prezantohen pas materialit mbështetës të aktakuzës do të jenë ngjashmëri me to”, ka thënë tutje ajo./BetimipërDrejtësi/