1185 shkyçje individuale nga ujësjellësi dhe kanalizimi për 6 muaj

E publikuar: 16/07/2018 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina ” ka njoftuar se për gjashtë muaj janë realizuar gjithsej 1185 shkyçje individuale nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sipas ujësjellësit të kryeqytetit, gatishmëria dhe përkushtimi maksimal i ekipeve të shkyçjes, ka bërë që konsumatorët e deritanishëm borxhlinj, të vetëdijësohen për rëndësinë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Kjo kompani njëherit ka falnderuar të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton secilin prej tyre që të jenë sa më të rregullt në pagesa, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i shmangen ndëshkimeve të kompanisë, gjegjësisht ekipeve të shkyçjes.

KRU ”Prishtina” sh.a. fton konsumatorët që;

-T’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet,

-Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët,

-Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.