10 milionë euro e ndajnë Sanen nga transferimi te Bayerni

E publikuar: 14/05/2020 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është vetëm çështje kohe zyrtarizimi i Leroy Sanes si futbollisti i ri i Bayern Munichut.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë prej disa javësh ka arritur marrëveshje personale me anësorin e Manchester Cityt.

Megjithatë bavarezët ende nuk e kanë bërë të njëjtën gjë edhe me kampionin në fuqi të Anglisë, Manchester Cityn që mbanë kartonin e lojtarit gjerman.

Bayerni ka bërë ofertën e parë prej 40 milionë eurove për lojtarin, ofertë që është refuzuar nga City.

The Sun ka raportuar se kjo marrëveshje mund të mbyllet nëse bavarezët do t’i shtonin edhe 10 milionë euro të tjera.

Skuadra angleze Man City është pajtuar që ta lejoj largimin e Sanes nëse mbërrinë oferta prej 10 milionë eurove nga Bayerni.

Kontrata e gjermanit me klubin anglez skadon në verë e vitit 2021 dhe City po frikësohet se mund ta humbas atë me parametra zero.

Tani mbetet në dorën e drejtuesve bavarezë nëse do të rritin ofertën për Sanen, pasi marrëveshja personale me lojtarin ka kohë që ekziston.