​Hoti: E vetmja zgjidhje për t’i normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve është njohja reciproke

E publikuar: 15/10/2020 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se e vetmja zgjidhje për t’i normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve është njohja reciproke.

Hoti ka thënë se nuk e di se sa do të zgjat procesi i dialogut, por është shprehur i bindur se në fund do të ketë vetë marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të rezultojë me njohje reciproke.

Ndërsa ka shtuar se është shumë komod se si po ecën procesi i dialogut, pasi thotë se janë në koordinim të plotë me SHBA-në dhe BE-në.

“E vetmja zgjidhje për t’i normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve është njohja reciproke dhe nuk e di se a do të përfundojë brenda muajsh apo deri në pranverën e vitit të ardhshëm dhe nuk e di a do të ketë njohje. Por do të jetë e vetmja formë.. Ne po mundohemi të tregohemi konstruktiv. Para se të hyjmë në proces kemi pasur biseda intensive me SHBA dhe BE dhe jam shumë komod me procesin e dialogut”, tha Hoti në Rubikon.