​Dorëhiqet nënkryetari i Ferizajt

E publikuar: 03/06/2020 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ferati do të ushtrojë detyrat e domosdoshme deri në plotësimin e pozitës vakante, që pritet të ndodhë ditëve në vijim.
Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati ka dhënë sot dorëheqje nga kjo pozitë

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Ferizajt në Facebook.

“Nënkryetari i Komunës, Naim Ferati dha dorëheqjen. Numri dy i Ferizajt, Naim Ferati i cili që nga viti 2007, mbajti poste publike në qeveritë lokale, dikur drejtor jashtëzakonisht i suksesshëm i kulturës, rinisë dhe sportit e në Qeverinë Aliu numri i dytë i saj, deklaroi sot dorëheqjen nga kjo pozitë, me qëllim të përkushtimit e avancimit të mëtejmë profesional”, thuhet në njoftimin e komunës.