​Zemaj viziton Aeroportin e Prishtinës dhe rikujton që ashpërsimi i masave do të vazhdojë

E publikuar: 02/08/2020 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituat të dielën Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për t’u njohur për së afërmi me zbatimin e masave kundër Covid-19.

Zemaj ka njoftuar se inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.

Ky është postimi i tij i plotë:

Për të siguruar ambient të sigurt për ardhje dhe vajtje të bashkatdhetarëve, së bashku me inspektorët dhe drejtues të Policisë së Kosovës, sot kam vizituar Aeroportin e Prishtinës!

Ndërkohë, inspektorët dhe policia kanë vazhduar inspektimin edhe në pishina, qendra tregtare e kafeteri. Janë gjobitur dhe mbyllur, të gjitha bizneset që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19.

Ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë!

Nuk do të lejojmë që nga të papërgjegjshmit të dëmtohen jeta dhe ekonomia e të gjithëve!

#QeveriaHoti