​Vitia në Ditën e Infermierisë: Përjetë falënderues për punën e tyre

E publikuar: 12/05/2020 14:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, ka falënderuar të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët sipas tij po përmbushin detyrën që ka qenë jetike për luftën ndaj koronavirusit.

Sipas tij, sot është e rëndësishme që punëtorëve shëndetësor t’u lehtësohen rrethanat, duke respektuar kështu rekomandimet e dhëna nga profesionistët.

Postimi i plotë:

Sot në ditën ndërkombëtare të infermierisë dua të falënderoj dhe shquaj rolin e pazëvendësueshëm të të gjithë infermiereve të vendit tonë.

Në këto tre muaj e fundit si kurrë më parë përmbushja e detyrës nga ana e tyre ka qenë jetike për luftën ndaj Corona virusit.

Përballja e tyre e përditshme në linjën e parë të këtyre betejave i ka lënë në mungesë në familjet e tyre.

Përjetë falenderues secilës e secilit që me përkushtim të pashoq vijon punën edhe në këto çaste në mbrojtje të jetës.

T’i urojmë sot të gjitha infermierët tona duke marrë masat për të mos i hapur atyre më shumë vështirësi, të respektojmë pra në çdo hap tonin rregullat mbrojtjes dhe distancimit.

Ky do të ishte falenderimi dhe mirënjohja më e madhe për to, disiplina qytetare në shmangien e rasteve të reja të infektuara.