Kryetari i Komunës së Drenasti, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka humbur jetën edhe një person me Covid-19 nga kjo komunë.
Ai ka kërkuar edhe njëherë nga qytetarët të respektojnë masat.
Kjo është vdekja e dytë nga Covid-19 në këtë komunë.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot, me dhimbje pranuam njoftimin nga ShSKUK, se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.
Familjes Rrukiqi dhe miqve të saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë që të jenë të fundit në këtë betejë me virusin.
Ju lutëm të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së.
Mbroni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik.