Xhirimet e vazhdimit të fundit nga seria e filmit “Mision Impossible” sollën dashuri të re për aktorin amerikan Tom Cruise (58).
Ai thuhet se u bë i afërt me një koleg të filmit, aktoren britanike Hayley Atwell (38). Daily Mail shkruan se dy aktorët janë bërë mjaft të pandashëm që nga dita e parë.
“Izolimi dhe të gjitha pengesat e tjera që vijnë me të, i afruan edhe më shumë dhe u bënë të pandashëm. Ata rrinin pas xhirimeve, dhe ajo ishte tashmë në shtëpinë e tij në Londër. Ata kalojnë shumë mirë dhe duket se janë shumë të lumtur”, tha një burim për Daily Mail.
Javët e fundit, dyshja ka kaluar kohë në vende tërheqëse filmike në Romë, Venecia, Britani dhe Norvegji.
Tom Cruise nuk ka qenë në një lidhje serioze që nga divorci i tij me Katie Holmes në 2012, ndërsa Hayley u nda me një mjek anglez disa muaj më parë. Para Katie, Tom Cruise ishte gjithashtu i martuar me kolegen Nicole Kidman.
Hayley Atwell është një aktore amerikano-britanike që ka luajtur në një sërë filmash të famshëm si “Avengers”, “Christopher Robin”, “Ant-Man”, “Hirushja”, “Brideshead Revisited”, por edhe një seri prej të cilave më i shquari ishte roli i Peggy Carter në serialin “Agjentët e SHIELD” dhe Agjenti Karter.