Lajmet

​Thaçi shuan shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme

29.04.2016 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
​Thaçi shuan shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me bashkëpunëtorët,me të cilët bisedoi për punën e suksesshme të këtij instiutucioni.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon edhe më tej takimet me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme në vend. Ai sot ka pritur në një takim kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Por në takim me Thaçin nuk kanë ardhur anëtarët e KQZ-së që janë nga partitë opozitare, AAK, VV dhe Nisma.

Pas takimit me kryetaren e KQZ- së, Valdete Daka, Thaçi tha se kanë diskutuar për funksionimin e mëtejmë të këtij komisioni, për të cilin tha se nuk do t’i mungojë asnjëherë përkrahja nga Presidenca.

Ai ka përmendur Ligjin për Financimin e Partive Politike dhe Ligjin për Zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme, si dy nga temat kryesore të diskutimit, për të cilat tha se do të plotësohen.

“E falënderoj KQZ-në për organizimin e parë të zgjedhjeve në veri të Mitrovicës, që ka qenë një sfidë e madhe, por ia kanë dalë me punën e madhe dhe shumë të përgjegjshme. Si president i vendit do të përkrah fuqishëm punën profesionale të KQZ-së, si një institucioni i pavarur, i prirë nga kryetarja Daka. Ne duhet të punojmë maksimalisht që edhe vakuumet ligjore të cilat ekzistojnë të plotësohen, në veçanti të plotësohet Ligji për Financimin e Partive Politike apo edhe elemente të tjera të ndryshimit. Gjithashtu Ligji për zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme”, tha Thaçi.

Si shembull për të mirë Thaçi ka përmendur zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe ato të përgjithshme të vitit 2014, për të cilat ka thënë se janë shembull i zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Situatën aktuale politike Thaçi e ka cilësuar si të qetë, duke thënë se tani janë në një fazë të qetë, e jo të garave politike në kuptimin elektoral.

“Në rastet kur partitë politike vlerësojnë se duhet të hyjmë në procesin e reformave elektorale, unë mendoj se KQZ-ja do të mund që me përvojën e vet mund të jap një kontribut shumë të rëndësishëm në këtë proces, andaj edhe tash kur jemi në një fazë, mund të themi të një stabiliteti të plotë politik, një fazë të qetë jo të garave politike në kuptimin elektoral, për më tepër të koncepteve dhe ideve çka edhe ne i përshëndesim, por gjithmonë KQZ – j ka bërë punën e vetë shumë të mirë”, tha Thaçi.

I pari i vendit ka përmendur edhe angazhimin e mekanizmave ndërkombëtarë, për të cilët tha se mund të ndihmojnë në procesin e reformave elektorale.

Se KQZ -ja do t’i përmbushë obligimet kushtetuese është zotuar kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, e cila tha se kanë marrë vlerësime pozitive nga presidenti për punën e tyre.

Daka ka shprehur gatishmëri për punë dhe angazhim edhe në të ardhmen, në mënyrë që të kenë zgjedhje të lira e demokratike.

“Edhe një herë e marrim zotimin për ndihmë nga institucioni, të cilin ai e drejton për punën në KQZ dhe përkrahjen e KQZ- së në punën e mëtejme të cilën e kemi përpara. E dëgjuat edhe presidentin, morëm mirënjohje për punën që deri më tani ka kryer KQZ -ja, sidomos për zgjedhjet lokale të vitit 2013 dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2014. Këtë e kanë konfirmuar jo vetëm institucionet vendore por edhe institucionet ndërkombëtare, kanë bërë vlerësime pozitive të jashtëzakonshme në punën e KQZ-së dhe ne si KQZ deklarojmë se jemi të gatshëm që edhe në të ardhmen ta kryejmë punën tonë dhe obligimet tona kushtetuese të cilat i kemi”, tha Daka., transmeton rtk

Thaçi në fund ka thënë se zgjedhje transparente pret edhe në vitin 2017 e 2018, duke shuar shpresat e opozitës të cilat vazhdimisht po kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët