Kjo është përpjekja e dytë për të votuar pro themelimit të institucionit i cili do të merret vetëm më gjykimin e krimeve të pretenduara nga ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se pritet që të enjten e ardhshme do të provohet serish të nxirret për votim Gjykata Speciale.
Kjo parti ka paralajmëruar se do të votojë kundër themelimin të këtij mekanizmi të drejtësisë. Sikur Vetëvendosje janë deklaruar edhe AAK dhe NISMA.
Ndërkohë, qëndrim të njëjtë me opozitën kanë edhe të paktën tre deputetë të PDK’së, Ganimete Musliu, Fadil Demaku e Nait Hasani, shkruan Gazeta Express.
Sidoqoftë, Kryeministri Isa Mustafa, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e Presidentja Jahjaga kanë bërë thirrje që të votohet pro Gjykatës Speciale.
Nëse, deputetët dështojnë, atëherë kjo gjykatë do të themelohet në Këshillin e Sigurimit të OKB’së. Zyrtarë amerikanë, duke përfshirë edhe Ambasadoren në OKB, Samantha Power, u kanë bërë thirrje deputetëve të Kosovës të votojnë themelimin e Gjykatës e të mos lejojnë që kjo çështje të shkojë në OKB.