Frytet e dialogut me Serbinë do të shihen në qershorin e këtij viti, ka thënë koordinatori bisedimeve, Blerim Shala.
Ai në emisionin “Rubikon” të KTV’së ka deklaruar se së shpejti do të krijohet edhe Asociacioni i Komunave Serbe që megjithatë nuk do të ketë fuqi ekzekutive, raporton Koha.net.
Shala ka folur gjerë e gjatë për 6 muajt e bllokadës institucionale, ku ka pranuar se ishte takuar me Hashim Thaçin duke u munduar ta bëjë Ramush Haradinajn Kryeministër.