Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i është përgjigjur kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, pas akuzës në lidhje me mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Selimi ka thënë se PDK-ja nuk duhet të kërkojë shtigje, por duhet t’i japë nënshkrimet për rrëzimin e qeverisë Hoti.
“Është e rëndësishme që pozicionimi i tanishëm nuk e bënë Lëvizjen Vetëvendosje që t’i kishte numrat për të shkuar drejt mocionit të mosbesimit dhe të kërkohet një listë e deputetëve të cilët bëhen bashkë për ta quar Kosovën dhe qeverinë drejt mocionit të mosbesimit. Duke qenë, Partia Demokratike e Kosovës një subjekt nominalisht opozitar nuk do të duhet të kërkonte shtigje tjera përveç shtegut të hapur. Shtegu i hapur është ai i cili e ka hapur Lëvizja Vetëvendosje dhe do të duhej që nënshkrimet e tyre t’ia bashkëngjitin nënshkrimeve tona, sepse nuk ka më seriozisht se sa ne ta nisim dhe ta kërkojmë nga të gjithë deputetët, qoftë ata që nominalisht janë në opozitë, qoftë edhe nga deputetët tjerë brenda koalicionit qeverisës që t’i bashkojmë nënshkrimet”, ka thënë Selimi
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli akuzoi mbrëmë Vetëvendosje se nuk është e sinqertë, pasi që e di që votat për mocion nuk janë.
E Selimi iu përgjigj duke thënë se Veseli dhe PDK-ja duhet të jenë serioz për t’u thirrur në seriozitet.
“Prandaj përgjigjja jonë për këtë është që jemi aq serioz sa që presim angazhimin e gjithë deputetëve ta nënshkruajnë mocionin dhe për të shkuar përpara. Me serioz se kaq nuk mund të jemi, e aq më tepër nuk mund ta kuptojmë seriozisht thinjen e zotëri Veselit dhe akuzën e tij për mos seriozitet të Lëvizjes Vetëvendosje, pra nuk po e shohim seriozisht qëndrimin e tyre, pra duhet të ishin serioz që të thirren në seriozitet”, ka thënë Selimi.
Selimi gjithashtu ka komentuar edhe qëndrimet e tyre ndaj Amerikës. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjëherë nuk kanë vënë dhe as nuk do të vejnë sanksione ndaj Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtet aleat dhe mik i Republikës së Kosovës edhe pavarësisht pozicioneve që i ka sot qeveria ilegale dhe jo legjitime e tanishme. E dyta nuk ka pasur sanksione të shpallura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe si të tilla nuk mund të ketë as në të ardhmen, e aç më tepër kur Qeveria mbrojnë interesin e saj. Dhe së fundmi kjo nuk e kuptojmë çfarë është në të vërtete sepse nuk ishte një marrëveshje por janë zotimet e zotëri Hotit, dhe e dyta çka do që të ishin, në Kuvend nuk duhet të implementoheshin”, ka thënë Selimi. /B.Hajdari



















