Rreth gjashtë orë ka zgjatur intervistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale në Hagë, i cili pritet të vazhdojë edhe nesër.
Kreu i vendit, para gazetarëve pas përfundimit të intervisitimit tha se ka dëgjuar vetëm aspektet teknike të avokatit të tij dhe prokurorëve, si dhe pyetjeve fillestare sa i përket UÇK-së.
“Sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit zotëri Prosper dhe prokurorëve. Çështje sqaruese dhe teknike. Në të njëjtën kohë dhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në kështu që do të vazhdon nesër”, tha ai./E.Zeqiri