​Murati për kriptovalutat: Është e padrejtë që të subvencionohet fitimi i dikujt në kurriz të qytetarëve

E publikuar: 06/01/2022 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai gjatë prezantimit të rezultateve vjetore në Doganën e Kosovës tha se është e nevojshme që të merret ku vendim, në mënyrë që të kursehet gjepi i qytetarëve.

Do të ishte shumë e padrejtë që ne si shtet të subvencionojmë fitimin e dikujt në kurriz të qytetarëve tjerë. Prandaj ka qenë e nevojshme që të merret ky vendim që të kufizohet përkohësisht mihja apo prodhimi i kriptovalutave në mënyrë që të kursejmë gjepat e qytetarit.
Për shkak se për përfitim të disave rritet kostoja apo bëhet barrë e gjithë taksapaguesve të tjerë. Kjo ka qenë arsyeja”, ka deklaruar ai,transmeton Lajmi.net.

Gjatë kësaj jave, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se institucionet kompetente do të angazhohen që të ndalojnë prodhimin e kriptovalutave, pasi dyshohet se pajisjet me të cilat prodhohen ato, shkaktojnë konsum të lartë të energjisë elektrike.