​Kurti takohet me Weidinger: Austria vazhdon përkrahjen për Kosovën

E publikuar: 17/08/2021 18:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger

Përkrahja e Austrisë për Kosovën dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve ishin temë e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Kryeministri falënderoi ambasadorin për ndihmën e pakursyer, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

“Ai e njoftoi ambasadorin me veprimet e ndërmarra nga Qeveria për ringjalljen ekonomike të vendit pas situatës me pandeminë COVID– 19. Në takim u fol edhe për fushat e investimeve nga kompanitë austriake në Kosovë si dhe për bashkëpunimin me shtetet e rajonit”, thuhet në njoftimi e Qeverisë.

Ambasadori Weidinger ritheksoi që Austria do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë dhe popullin e Kosovës.