Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla ka akuzuar Serbinë se po e shkel marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo në një postim në Twitter shkruan se presidenti Aleksandër Vuçiq ka shkelur marrëveshjen e nënshkruar në prani të presidentit të SHBA-së Donald Trump.
“Kosova po ndjek me shqetësime të mëdha veprimet destruktive të Aleksandar Vuçiq për shkeljen e pikës 15 të marrëveshjes së Uashingtonit, të vëzhguar nga presidenti Trump. Sot ai (Vuçiq) falënderoi ambasadorin palestinez Nabhan për qëndrimin ‘parimor për mosnjohjen e Kosovës’. Fatkeqësisht, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm”, ka thënë Haradinaj-Stublla.