Ministri i Financave, Avdullah Hoti, i ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët votuan rishikimin e Buxhetit të Kosovës.
Ai ka thënë se në këtë buxhet janë kursyer 49 milionë euro pa prekur asnjë pagat, pensionet, projektet kapitale.
Sipas tij, Buxheti i rishikuar i respekton edhe kërkesat e FMN’së.
Lexojeni të plotë njoftimin e Ministrit Hoti
Buxheti i rishikuar – i realizueshëm
Dëshiroj të falënderoj të gjithë deputetët që sot përkrahën risihikim e buxhetit të përgatitur nga Qeveria. Ky është buxhet i të gjithë qytetarëve të Kosovës, buxhet me parashikime reale për të hyra dhe shpenzime.
Në këtë buxhet janë kursyer 49 milion euro, duke mos prekur asnjë projekt kapital, duke siguruar pagat, pensionet, ndihmat sociale, furnizimin e spitaleve dhe shkollave, subvencionet për bujqësi etj., pa probleme deri në fund të vitit.
Me këtë buxhet kemi respektuar edhe kërkesat që dalin nga Programi me Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe me këtë program hapim rrugë për projekte të mëdha kapitale përmes kredive me kushte të përshtatshme.