Serge Aurier ka arritur marrëveshje me skuadrën angleze Tottenham
Mbrojtësi i djathtë i PSG-së, Serge Aurier e ka konfirmuar se do të largohet gjatë kësaj vere nga Franca, pasi nuk dëshironte jetë zëvendësues i Dani Alves.
Ai po kërkohej me ngulm nga dy skuadrat e mëdha si Manchester United, Chelsea, Juventus dhe Inter, por në fund ka vendosur për një skuadër krejt tjetër.
Sipas L’Equipe, Aurier ka arritur marrëveshje e skuadrën angleze, Tottenham.
Zyrtarizimi pritet të bëhet shumë shpejtë nga të dy skuadrat, ndërsa lojtari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare.
Kështu Aurier do të jetë blerja e parë e Tottenhamit këtë afat kalimtar. /Express/


















