Ushtruesi i detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka folur rreth fitores së kësaj partie në zgjedhjet për kryetar të Podujevës, duke i marrë kështu bastionin Lidhjes Demokratike të Kosovës pas 20 vjet qeverisje me këtë komunë.
Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se Vetëvendosje do të shënojë fitore të ngjashme edhe në tërë Kosovën.
“Figura më e fuqishme e LDK-së e humbi betejën më LVV në shtëpinë e vet. Ky është sinjal i qartë. Ka ndodhur në vendin ku ata e kanë pasur mbështetjen kryesore. 50 përqindëshi është kusht që e garanton suksesin. Kjo çfarë ndodhi në Podujevë është sinjal i qartë se ne fitojmë. Ku? Në Podujevë! Me 52 për qind. E njëjta ndodh edhe në Kosovë”, tha Aliu.
Sipas tij prishja e koalicionit me LDK-në në qendër ka bërë që ata si subjekt ta synojnë që mbi gjysmën e elektoratit në vend ta bëjnë për vete.