​2 viktima dhe 49 raste të reja me COVID-19

E publikuar: 11/10/2020 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Spitali i Përgjithshëm Gjakovë dhe 1 rast Spitali i Përgjithshëm Pejë).

Numri total i rasteve pozitive është 16.179 raste nga 74.586 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 647 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 53 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.335 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.197.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Lipjan, Skenderaj, Graçanicë dhe Vushtrri.