Po vazhdon mbledhja e nënshkrimeve në peticionin online nga këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger, për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Dje ajo njoftoi se janë mbledhur 5 mijë nënshkrime dhe kërkoi që të bëhen 7 mijë e 500.
E kërkesa e saj është realizuar, derisa tani ajo ka njoftuar në Twitter se janë bërë 7.500 nënshkrime, por që ka kërkuar që të bëhen 10 mijë.
“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën në samitin e ardhshëm të BE-së në qershor 2022. Ky trajtimi i pabarabartë duhet të marrë fund”, thuhet mes tjerash në peticionin e nisur nga zyrtarja e BE-së.
Zyrtarja e BE-së kërkon të bëhen 10 mijë nënshkrime në peticionin për liberalizimin e vizave
NGA KATEGORIA