Për arrestimin e ish-Kryeministrit dhe Kryetarit të partisë opozitare AAK ka shkruar edhe agjencia prestigjioze e lajmeve, Reuters.
Reuters e ka përshkruar Haradinajn si një komandant gueril i UÇK-së gjatë luftës së fundit në Kosovë, në vitet 98-99. Ndërsa arrestimin e ka konfirmuar policia sllovene, transmeton Indeksonline.
Ndërkaq, një zyrtar i lartë në Qeverinë e Serbisë, në kushte anonimiteti për Reuters ka thënë se Haradinaj është burgosur, dhe se, Serbia e konsideron atë “kriminel lufte”, për rolin që ai ka pasur në udhëheqjen e lëvizjes guerile të UÇK-së gjatë luftës së fundit.
Zyrtari serb për Reuters: Haradinaj është “kriminel lufte”
NGA KATEGORIA