Zyrtari i parë i LDK-së: Marrëveshja Kosovë-Serbi, hap në drejtimin e duhur

E publikuar: 14/02/2020 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat në mes Kosovës dhe Serbisë, ka ardhur edhe reagimi i anëtarit të kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni.

Hyseni ka mbështetur sot nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve që u bë në Munih të Gjermanisë, me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është edhe një hap në drejtimin e duhur.

Postimi i plotë:

Letra e Sekretarit amerikan Mike Pompeo është shumë e qartë. Dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve. Koordinimi i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në është jetik.
Nënshkrimi, sot në MSC, i edhe dy letrave të shprehjes së qëllimit, atë për hekurudhat dhe atë për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur! /Telegrafi/