Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka zhvilluar bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Geoana thotë se NATO mbështet përpjekjet e të dyja palëve dhe se tani është koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise.
Tutje, ai thotë se NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“NATO-ja mbështet fuqishëm përpjekjet e vazhdueshme diplomatike me Beogradin dhe Prishtinën të udhëhequr nga BE-ja. Është koha që të dyja palët të bëjnë kompromise. Angazhimi ynë për stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe KFOR-in, është i fortë”, ka shkruar Geoana në Twitter.
Good to speak again w/ 🇪🇺 SR @MiroslavLajcak. #NATO strongly supports ongoing diplomatic efforts w/ Belgrade & Pristina led by the #EU. It's time for both sides to make compromises. Our commitment to lasting stability in the W. Balkans, including through @NATO_KFOR is rock-solid.
— Mircea Geoana (@Mircea_Geoana) March 15, 2023