Zyrtari i Katarit: 10 pengje të Hamasit do të lirohen çdo ditë të zgjatjes së armëpushimit

E publikuar: 27/11/2023 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit Majed al-Ansari, tha se sipas dispozitave të marrëveshjes origjinale, 10 pengje të Hamasit do të lirohen çdo ditë të zgjatjes së armëpushimit.

“Ne kemi një konfirmim nga Hamasi tani se 20 pengje shtesë do të lirohen në dy ditët e ardhshme”, deklaroi ai.

“Nga ana palestineze, kjo do të thotë se 60 palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite”.

Al-Ansari shtoi se do të vazhdojnë ndihmat humanitare në Gaza, raporton Al Jazeera./klankosova