Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca do të takohet me udhëheqësin e njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos.
Takimi do të zhvillohet nesër në ora 09:50, njofton zyra e Kuvendit.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos”, thuhet në njoftim.