Militanti i AKR-së në Mitrovicë, Selim Jonuzi, shumë i afërt me Agim Bahtirin, ka kërcënuar një ish-aktivist të së njëjtës parti, përkatësisht Agim Sylën, me emër të rrejshëm duke shfrytëzuar identitetin e kryetarit të të rinjve të PDK-së atje, Mehdi Haxha.
Ky zyrtar i AKR-së, ka provuar ta frikësojë ish-bashkëpartiakun e tij përmes telefonit në emër të PDK-së. I kërcënuari, pas shumë thirrjeve që ka pranuar nga ky person, e ka in]qizuar thirrjen e tij dhe e ka dërguar në Policinë e Kosovës.
Lajmi.net ka siguruar këtë audio-inqizim, ku dëgjohet biseda e tyre.
“O Agim Syla po ku je bre, ku je ti që na kishe tradhtu me të madhe? A po dinë me kë po flet? Mehdi Hoxha i PDK-së jam. A ti jau kishe jep atyne do letra tona a? Ngom ke me pasë telashe o Agim Syla”, dëgjohet në këtë audio të siguruar nga lajmi.net.
Kjo audio më pas i është dërguar policisë në Mitrovicë, ndërkohë që mësohet se kërcënuesi e ka pranuar në polici se ka shfrytëzuar identitet të rrejshëm, duke u arsyetuar se “ka bërë hajgare”.
Lajmi.net ka kontaktuar edhe me policinë në Mitrovicë.
Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një person është ankuar në polici se është kërcënuar përmes një thirrje telefonike. Policia e ka cilësuar rastin kanosje. Personat që kanë biseduar në telefon janë të njëjtit subjekt politik dhe nuk ka asgjë serioze”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/
https://youtu.be/Z4TNCecYEXo


















