Zyrtarëve policorë s’iu paguan orët shtesë për muajin mars as për punët sekondare

E publikuar: 30/04/2025 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në redaksinë e klankosova.tv kanë arritur ankesa të tjera mbi situatën problematike të pagesave shtesë.

Siç bëhet e ditur ekskluzivisht, ka zyrtarë policorë të cilët s’kanë marrë pagesa shtesë as për dhjetëra orë për punët sekondare, transmeton klankosova.tv.

Shumë prej tyre janë të angazhuar në ofrimin e sigurisë në IML, BQK dhe institucione të tjera.

Mjetet siç thonë zyrtarët policorë në kushte anonimiteti nuk morën për muajin mars.