Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik të akredituar në Kosovë, udhëheqësit e Nismës për Kosovën, të kryesuar nga Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, sot kanë zhvilluar takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jan Cliff.
Në takimin e zhvilluar mes udhëheqësve të Nismës për Kosovën dhe Ambasadorit britanik, Jan Cliff, është diskutuar për situatën aktuale, ku Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi i ka shprehur shqetësimet e Nismës rreth skandalit të fundit të EULEX-it në rastin Kleçka, të publikuara ditë më parë në një nga gazetat ditore në vend.