Zyrtare: Zvicra publikon listën për Euro 2016 (Foto)

E publikuar: 18/05/2016 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vladimir Petković, selektori i Zvicrës, ka publikuar listën preliminare për Euro 2016
Në mesin e të ftuarve janë edhe gjashtë lojtarë shqiptarë: Valon Behrami, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili dhe Shani Tarashaj.

Kurse, jashtë listës ka mbetur mesfushori shqiptar i Olympiacosit, Pajtim Kasami, përcjell Express.

Pekovic jashtë ekipit ka lënë edhe lojtarët si Gokhan Inler (Leicester), Timm Klose (Norwich), Valentin Stocker dhe Fabian Lustenberger (Hertha Berlin).

Përfaqësuesja helvetike është pjesë e Grupi A në Euro 2016 së bashku me Kombëtaren shqiptare, Francën dhe Rumaninë. /Express/