Zyrtare: Xhemaili largohet nga Bologna pa përfunduar sezoni në Serie A

E publikuar: 03/04/2017 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerim Xhemaili pritet që pa përfunduar edicioni t’i bashkohet skuadrës nga MLS, Montreal Impact

Presidenti i Bolognas, Joey Saputo e ka pranuar se mesfushori Blerim Xhemaili mund t’i bashkohet Montreal Impact pa përfunduar edicioni në Serie A.

Ai tha se ata e dini para se ti bashkohej skuadrës së tyre se Xhemaili do të kalonte te skuadra kanadeze.

“Kur Blerimi iu bashku Bolognas ne e dinim që ai di të transferohej në Kanada. Ne nuk duam të lëndojmë skuadrën tonë e as Montrealin. Nëse ne sigurojmë kualifikimin, atëherë ekziston mundësia që ai të largohet pa përfunduar edicioni në Serie A”, tha Saputopër Bolognanews.it.

Kujtojmë se Xhemaili gjatë dhjetorit të kaluar kishte arritur marrëveshje me skuadrën e Montrealit. /Express/