Shani Tarashaj është edhe zyrtarisht lojtar i Evertonit. Futbollisti kosovar ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë me klubin anglez, deri në qershor të vitit 2020, njofton klubi nga Premierliga, përmes uebfaqes së vetë zyrtare, raporton Zëri.
Përfaqësuesi U-21 i Zvicrës ka realizuar 8 gola nga 18 ndeshje me Grasshopperin këtë edicion në Superligën zvicerane.
Ai do të huazohet për gjashtë muaj, deri në fund të sezonit, tek klubi aktual Grasshopper, derisa t’i kompletojë shërbimet shtetërore, përcjell Zëri.
“Është një ëndërr për mua të nënshkruaj këtu me Evertonin. Jam krenar dhe shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë për televizionin e klubit Tarashaj, që konsiderohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj në Zvicër.