Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës në nivelin prej 4 për qind mbi pagën bazë duke filluar nga 1 janari i 2018.
Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se me kete vendim aprovohet rritja e pagave për këto kategori nga data 1 janar.
Ai ka thënë se me ketë vendim nuk përfshihen kategoritë të nxjerra nga vendimi i Qeverisë i marrë kohë më parë, shkruan lajmi.net.
Ministri Hamza ka shtuar se ky vendim është në përputhje me linjat buxhetore.
“Por këtu nuk hyjnë kryeministri, ministrat, zëvendëskryeministrat e zv/ministrat, rroga e të cilëve është rritur më parë”, ka thënë Hamza. /Lajmi.net/