Interi ka zyrtarizuar huazimin e mbrojtësit të krahut të majtë Dalbert Henrique tek skuadra franceze Rennais me opsionin e blerjes në fund të sezonit.
Dalbert sezonin e kaluar e kaloi te Fiorentina si i huazuar, por u rikthye te Interi në verë.
Në komunikatën zyrtare, Interi ka konfirmuar se është kompletuar huazimi i Dalbert te Rennes me opsionin e blerjes përfundimtare në fund të sezonit 2020/21.
Ai është mbrojtësi i dytë i Serie-A që bashkohet me Rennes pasi edhe Daniele Rugani kaloi atje nga Juventusi.