Zyrtare: Pajtohen DJ Blunt e Real 1 me Faton Shoshin

E publikuar: 03/03/2018 05:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ata ishin protagonist të një ngjarje interesante gjatë kësaj jave.

Ishin parë duke postuar video të ndryshme nëpër rrjetet sociale ku protagonist ishin së pari DJ Blunt dhe Real 1.

Pas tyre, erdhi reagimi, sigurisht i atyre që ishin apostrofuar, kompania e Fatonit, “Nesër” dhe këngëtarët që kjo kompani manxhon sidomos Ledri Vulën.

Por, si duket tashmë gjërat janë qetësuar dhe DJ Blunt e Real 1 janë parë që sot janë pajtuar tërësisht me Fatonin duke e postuar një video të tyre në youtube dhe rrjete të tjera sociale.

Në këtë video shihet duke folur vetëm DJ Blunt dhe Real 1 por jo edhe Fatoni i cili duket më serioz se dy reperët në fjalë.

Express më parë kishte shkruar se ata ishin pajtuar por më vonë nëpërmes burimeve ishte mësuar se Shoshi ende nuk ishte pajtuar totalisht me këtë dyshe. /GazetaExpress/