Prononcimi i Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell, është shtyrë rreth orës 14:15.
Fillimisht ishte paraparë për orën 12:30, pastaj u shty për 13:30, por prapë u shty deri më 14:15.
Kështu ka bërë të ditur Zyra për Informim e BE-së.
“Deklarata për shtyp e përfaqësuesit të Lartë Borrell tani parashihet që do të nisë rreth orës 14:15”.
Takimi Kurti-Vuçiq nisi rreth orës 11:00 në praninë e Borrellit dhe emisarit Miroslav Lajçak.