West Ham United e ka konfirmuar largimin e David Moyes nga posti i trajnerit.
Trajneri 55-vjeçar kishte ardhur në nëntor te klubi londinez me marrëveshje deri në fund të edicionit.
Klubi po ashtu e ka konfirmuar edhe largimin e ndihmsëve su Alan Irvine, Stuart Pearce dhe Billy McKinlay.
David Moyes te West Ham United. (Photo by Steve Bardens/Getty Images)
Largimi mund të vije pasi Sam Allerdyce është larguar nga Evertonin dhe ky post ka mbetur i lirë.
West Ham është shprehur se shpreson të emërojë një trajner të kalibrit të lartë brenda 10 ditëve.
Moyes. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
Në top listë janë Paulo Fonseca dhe Rafael Benitez.
Emra të tjerë janë Sean Dyche i Burnley, David Wagner i Huddersfield dhe Marco Silva, ish-trajneri i Watford. /Telegrafi/

















