Zyrtare: Man City blindon talentin Phil Foden

E publikuar: 10/12/2018 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori anglez, Phil Foden ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Cityn.

Foden llogaritet njëri nga talentet më të mëdhenj anglez aktualisht në futboll.

18-vjeçari anglez ka debutuar me Cityn më 21 nëntor 2017 në Ligën e Kampionëve ndaj Feyenoordit.

Ai ka debutuar në Ligën e Kampionëve me 17 vjet e 177 ditë dhe është bërë anglezi më i ri që debuton këtë garë.

Foden duke nënshkruar kontratën e re (Foto: Man City/Twitter)

Megjithatë, këtë sezon Foden nuk ka luajtur edhe aq dhe është përfolur për një largim të tij nga Etihad në verën e 2019 si lojtarë i lirë.

Foden dhe Guardiola (Foto: Man City/Twitter)

Por, drejtuesit e kampionit aktual të Ligës Premier kanë reaguar duke blinduar talentin e tyre për shumë vite.

“Phil Foden ka nënshkruar kontratë të re për pesë vite e gjysmë me Manchester Cityt”.

“Kjo kontratë e mban në klub deri në qershor të vitit 2024”, thuhet në njoftimin e Cityt. /Telegrafi/