Afati veror zyrtarisht është mbyllur dhe sulmuesi Kylian Mbappe ka mbetur te PSG.
Real Madrid bëri disa oferta zyrtare për francezin që shkonin deri në 220 milionë euro, por PSG i injoroi të gjitha duke as mos kthyer përgjigje.
Me afatin veror që është mbyllur, Mbappe do vazhdojë edhe për një edicion të jetë në “Parkun e Princave”.
Real Madrid do provojë vitin tjetër dhe do synojnë qysh në janar të nënshkruajnë parakontratë.
Ndërkohë, para disa orëve u raportua se Mbappe refuzoi 45 milionë euro në vit nga PSG.