Këshilli Organizativ për rivarrimin e Isa Boletinit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është vendosur përfundimisht që eshtrat e heroit të rivarrosen në vendlindje me 10 qershor.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vetë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se këshilli në mënyrë unanime e ka vendosur një gjë të tillë.
“Është vendosur që rivarrimi i Isa Boletinit të bëhet në Boletin, siç ishte planifikuar më herët. Pra, është shfuqizuar vendimi i mbledhjes së kaluar të këshillit, ku ishte vendosur që heroi Isa Boletini të rivarroset në Vlorë”, ka thënë Bahtiri./Indeksonline/